TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Shpërthim me tritol në shtëpinë e shefit të Policisë, dyshohet se…..

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë pas pas banesës së shefit të Stacionit të Policisë Theth, shtetasit Prele Milani. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat