Zbulohet emri dhe foto e çiftit të helmuar vetëm pak ditë pas martesës në Librazhd.
Mësohet se Olsian dhe Rezarta Hajdari, 27 vjeç, dhe 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.
27-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën.
Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.


