TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Vijon numri i lartë me COVID-19, ja sa u infektuan brenda 24-orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 17 raste të reja me COVID-19, duke shënuar kështu të tretën ditë radhazi me numër të lartë të të infektuarve.

Deklarata:

Në 24 orët e fundit janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, prej tyre 17 kanë rezultuar pozitivë. Mes të testuarve janë 48 persona personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID-19.

Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe një në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)

Testime totale                         12294

Testime molekulare                11764

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            933

Raste të shëruara                      714

Raste Aktive                              188

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           78

Krujë            46

Durrës          17

Shkodër        15

Kamëz          12

Berat            10

Fier                5

Elbasan         2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë            1

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat