Policia me anë të një njoftimi ka bërë me dije se gjatë konfliktit që tronditi mbrëmjen e djeshme Elbasanin, nuk janë përdorur armë sikurse u përfol në media, por janë përdorur sende të forta.
Njoftimi
Në lagjen e “Kinezve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.
Theksojme se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve