“Lasgushi duke u ngarkuar me armët e mbrojtjes së jetës”. Rama jep lajmin e madh

Kryeministri Edi Rama ashtu siç njoftoi pak ditë më parë, se kishte zhvilluar një bisedë me Presidentin turk Erdogan në lidhje me situatën e pandemisë nga COVID-19. Pak minuta më parë, Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, bën me dije se avioni i kompanisë ajrore “Air Albania” është duke u ngarkuar në Stamboll “me armët e mbrojtje së jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”.

” 🔴 LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË🙏 ” shkruan Rama teksa lë të nënkuptohet se bëhet fjalë për mjete shëndetësore apo mbrojtëse ndaj koronavirusit.

1 2 3 4
<
>