TË FUNDIT

Legalizimi i kanabisit/ Enkel Demi: Rama ka nevojë urgjente për para….

Gazetari Enkel Demi ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama po e menaxhon shumë keq krizën e shkaktuar nga COVID-19, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë nuk dëgjon asnjë profesionist.

“Keq, keq, shumë keq e ka menaxhuar dhe nuk dëgjon asnjë profesionist. Sot Shqipëria nuk është e rrezikuar. Nuk ka asnjë arsye të jetë në kárantinë, kemi vetëm katër të infektuar dhe prej një jave asnjë të vdèkur. A e dini se janë hapur vende që kanë patur shumë më tepër humbje se ne? Po hapet Italia më shumë se ne, Gjermania, Anglia, Franca. Në vendet fqinje, Kroacia ka shpallur që do të bëjë sezon turistik prej vërteti, kurse ne duhet të marrim leje tek Blendi Klosi.

Është mendja e tij e sëmurë, që gjendet në luftë. Është një kënaqësi pèrverse që ai ndjen, për t’i mbajtur njerëzit nën trysni, t’i mbyllë brenda në shtëpi dhe mbi të gjitha mos t’ju japë për të ngrënë. Metodologjia është diktatoriale, enveriste. Po i çon njerëzit në ekstremin e varfërisë dhe pastaj është shumë kollaj, një njeri i varfër shitet shumë lirë. Ai do të dalë me fitim nga kjo histori. Nëse e blinte votën 50 euro, pas një viti do ta blejë për 10 euro. Masat e tij, mund të kishin një efekt pozitiv në fillim, por tani janë idiote, janë masa të marra, debile. Ta shohësh sot Tiranën në karantinë, është budallëk, kur nuk ka asnjë të infektuar“, tha Demi.

Ndër të tjera, Demi komentoi edhge nismën e Ramës për legalizimin e kanabisit duke theksuar se kryeministri ka nevojë urgjente për para që të paguajë pagat dhe pensionet.

“Edi Rama ka pushtet absolut, por nuk ka para. E ka keqqeverisur vendin, sa ekonomia ka nevojë të injektojë para. Duke rritur borxhin, e ka të pamundur të marrë borxh dhe ka gjetur këtë zgjidhje, që me siguri është mendja e Arben Ahmetaj. E para, amnistia fiskale dhe e dyta legalizimi i kånabisit. Ai ka nevojë për para që t’i zbardhë për të paguar pagat dhe pensionet“, u shpreh Demi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat