Autoriteti Rrugor Shqipëtar me anë të një njoftimi ka bërë me dije se personat që duan leje-dalje me automjet për të shkuar në punë gjatë kësaj jave duhet të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit.
“Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara të punojnë nga kjo javë që vjen, qoftë protokollin sanitar të sigurisë”, këshillon ARRSH.
Sistemi të dielën u testua dhe sot është funksional. Po ashtu, ARRSH kërkoi vëmendje nga qytetarët që të lexojnë me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anti-covid të qarkullimit në këmbë apo me automjet.
https://www.facebook.com/448230332238248/videos/2480037158992426/

