fbpx

Lëkundje të forta në Shqipëri, qytetarët në panik, çfarë ndodhi gjatë natës?

Disa lëkundje janë shënuar gjatë mesnatës deri në mëngjes në vendin tonë. I pari u ndje rreth orës 01:22 në mesnatë, magnituda e së cilës ishte 3.1 e shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte 14 km nga verilindja e Lushnjes, por lëkundjet u ndjenë edhe në Elbasan e Tiranë.

Vetëm pas pak minutash, në orën 01:25, vendi u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter. Thellësia ishte 2 km, epiqendra ishte e njëjtë.

Deri tani nuk është raportuar asnjë dëm prej tyre ndonëse ishin tërmete me lëkundje të forta që u ndjenë nga njerëzit. Të tjera lëkundje janë regjistruar deri mëngjesin e sotëm.

Pavarësisht rreshjeve të shiut në qytetin e Elbasanit, raportohet se qytetarët kanë dalë në rrugë në panik nga lëkundjet që kanë ndjerë.