Mëngjesin e sotëm, është kapur një skaf me 18 klandestinë kurdë mes tyre katër gra dhe një fëmijë.
Skafi ndërsa ka hasur në det të egër, është detyruar të kërkojë ndihmë me sinjal SOS pranë grykëderdhjes së Shkumbinit në Divjakë.
Me të marrë thirrjen për ndihmë skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare arritën në pikën ku ai kishte mbetur i bllokuar.
Policia po punon për zbardhjen e skemës së këtij trafiku klandestinësh në këmbim të parave.