Sipas njoftimit zyrtar të Mercedes, Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Prekja ndaj virusit do të bëj që ai të mungojë garën Sakhir Grand Prix që mbahet në Bahrain.
Kampioni i shtatëfishtë i botës ka fituar 11 nga 15 garat e mbajtura këtë vit, mirëpo iu bashkohet listës me dy shoferë të tjerë që rezultuan pozitiv dhe do humbin garën.
Lajm i mirë për Hamiltonin është që ky test pozitiv doli në kohën kur ai është shpallur kampion matematikisht.
Advertisement