fbpx

Londër/ Boris Johnson refuzon të bashkëpunojë me Nigel Farage

boris-2.jpg

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka hedhur poshtë sugjerimin e Nigel Farage dhe Donald Trump se ai duhet të punojë me Partinë e Brexit gjatë zgjedhjeve.

Johnson i tha BBC-së se ai ishte “gjithmonë mirënjohës për këshilla”, por se nuk dëshiron të hyjë në paktet zgjedhore.

Komente të tij vijnë pasi presidenti amerikan tha që Farage dhe Johnson do të ishin “një forcë e pandalshme”.

Burime të qeverisë britanike thonë se nuk ka rrethana në të cilat Johnson do të bashkëpunojë me Partinë e Brexit.

Në fillimin e fushatës zgjedhore, Farage theksoi se aleanca do të bashkonte votat e atyre që duan braktisjen e Bashkimit Evropian (BE) kundër Partisë Laburiste.

Ai tha se bashkimi i partive është “mënyra e vetme” për të ecur para dhe se nëse kjo refuzohej, partia Brexit do të nominonte kandidatë “për çdo vend” në Angli, Skoci dhe Uells./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303