Loredana feston ditëlindjen, po Mozziku ku ndodhet?!

Tre ditë më parë, shtypi rozë nisi të shkruante për krizën mes Mozzik dhe Loredanës.

Ishin një varg indikacionesh nga sjellja publike dhe burimet e afërta me çiftin që konfirmuan një gjë të tillë.

E nuk është dashur shumë që të gjithë dilemat të largohen.

Ditën e sotme, Loredana feston ditëlindjen duke mbushur plot 24 pranvera. E lindur me 1 Shtator 1995, me të hyrë në muajin e vjeshtës kur akrepat shënuan orën 00:00 për artisten ishte përgatitur një surprizë nga miqtë. Një tortë vetëm me foton e Hanës, mbase për të përforcuar imazhin e një nëne të fortë ‘single’ ishte menduar nga miqtë për Loredanën.

Po Mozzik si (ish) burri i saj ku ishte në këtë pjesë?

Reperi i njohur përpos që ka munguar në këtë festë, nuk e ka parë të arsyeshme as ta urojë (ish) personin e zemrës në këtë ditëlindje të veçantë duke vulosur krizën mes çiftit. Ai ka postuar një ‘selfie’ ku shfaqet vetëm.

Se a bëhet fjalë për një hatërmbetje momentale apo ndarje përfundimtare, këtë mbetet ta kuptojmë me kohën, bashkë me arsyet që kanë dërguar në një situatë të tillë.