fbpx

Lulzim Basha publikon videon e biznesmenit në Kombinat, ç’ka ndodhur?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetin social Facebook mesazhin e pronarit të një furre buke në Kombinat, i cili rendit taksat që paguan.

“Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë. Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!”, thekson ai.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!

Geplaatst door Lulzim Basha op Zaterdag 17 oktober 2020