fbpx

“Macron u thotë shqiptareve të vërtetën”- Berisha publikon videon…

7788658960_emmanuel-macron-a-l-elysee-le-21-mai-2017-1-600x360.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha një deklaratë të Presidentit francez Emannuel Macron sipas të cilit, nuk kishte një shumicë për hapjen e negociatave me Shqipërisë përkundër qëndrimit ndaj Maqedonisë.

Në deklaratën e cituar nga Berisha, Macron thotë se ndarja e Maqedonisë me Shqipërinë do të ishte një “gabim i tmerrshëm për Ballkanin”.

Sali Berisha:

Presidenti Macron u thotë shqiptareve të vërtetën:

Hapjen e negociatave me Shqiperine e kundershtuan shumica e vendeve te BE”

Kete deklaron boterisht Presidenti i Emanuel Macron. Ai hedh poshte mashtrimin e kreut te meduzes Edvin Kristaq Mafia dhe velines se tij Sugar Cakajt!

Euronews jep deklaraten me ze, figure dhe twitter te presidentit Macron!

Ketu me poshte keni videon e deklarates te Presidentit te Frances, Macron ne Euronews. Ndiqeni ate. sb

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303