TË FUNDIT

Madonna do të performojë në Eurovizion

Madonna do të performojë dy këngë gjatë garës së këngës në Eurovision, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm.

Ikona e muzikës pop do të performojë para më shumë se 180 milionë shikuesve në skenën në Tel Aviv më 18 maj.

Shfaqja e saj u njoftua fillimisht nga Live Nation Israel, i cili tha se performanca e saj do të jetë “historike”.

Ekipi i Madonës konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Eurovizionit janë treguar diskret në dhënien e informacioneve.

“Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë, ose marrëveshje të nënshkruar. Lajmet dhe përditësimet zyrtare do të vijnë direkt nga kanalet e Eurovizionit në kohën e duhur”.

Raportet në mediat izraelite sugjeruan se organizatorët kishin rezerva për përmbajtjen e performancës së Madonës.

Performanca pritet të kushtojë rreth 765,000 paund, financuar nga një miliarder izraelit-kanadez, Sylvan Adams, i cili ka financuar ngjarje të mëdha dhe koncerte për të mbështetur Izraelin. Adams i tha Jerusalem Post se koncerti do të përmirësonte imazhin global të Izraelit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat