Majlinda Bregu zë qendrën mes liderve evropianë, Edi Rama e sheh i buzëqeshur

b9340ee535d748b91702ac986f944cb5_L.jpg

Po mbahet sot në Gjenevë të Zvicrës, Forumi botëror Ekonomik ku liderët e botës, dhe ata të ballkanit, por edhe sekretari amerikan për Ballkanin Matthey Palmer janë pjesë e diskutimeve, raporton newsbomb.al.

Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim publikon një foto të eventit në faqen zyrtare dhe bie në sy një detaj interesat.

Në qendër të të gjithë liderve botërore është Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Regional Cooperation Council, ndërkohë që në rreshtin e dytë, shquhet Edi Rama që sheh me bisht të syrit shqiptaren.

Në takim është edhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç e kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Liderët ballkanikë, nuk janë afër njëri tjetrit por në distance, raporton newsbomb.al.

Banka evropiane e Investimeve shprehet e angazhuar për të shtuar prezencën në Ballkanin Perëndimor. Drejtori I EBRD thotë se angazhimi në rajon është një prioritet I fortë për ta. “Ne kemi investuar më shumë se 12 miliardë euro, të angazhuar për reformat, dhe duke bërë avokatinë rajonale”, shkruan drejtori I BERZH, Suma Chakrabarti.

“Këtë mëngjes pata takim me Edi Ramën, Zoran Zaev dhe Alexandër Vuçiç, ku shpreha angazhimin e BERZH në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, në mbështetje të hapave të tyre të reformave” shkruan ai në rrjetet sociale.

scroll to top