fbpx

Manastirliu publikon video-mesazhin e fortë të Tritan Kalos: Problemi është për të mbyllur….

kalo.jpg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e mjekut të njohur, Tritan Kalo, i cili thekson se një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

 “Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e dëpërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Prof. Kalo në mesazhin e tij.

Prof. Kalo ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/3641318035892034

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303