TË FUNDIT

Manastirliu publikon video-mesazhin e mjekut: Ju lutem dëgjojeni….

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur sot të publikojë në rrjetin social Facebook një video-mesazh të mjekut infeksionist Tritan Kalo nga Spitali Infektiv COVID-1.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, duhet të shtojmë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve. Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Tritan Kalo🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Mesazhi i Tritan Kalos:

Ju drejtohem nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, e përcaktuar si COVID-1. Ju drejtohem me thirrjen, që me hapjen e masave, të mos liberalizoni ose përkeqësobin shkallën e përkujdesjes ndaj veteës, sepse jemi ende në mos në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida për t’u përballur në të ardhmen. Kujdesi ndaj vetes, kujdeis ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithnjë e mëtej, sepse COVID-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka”, thekson mjeku Kalo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat