TË FUNDIT

Masat lehtësuese/ Hapet blloku i dytë i bizneseve, ja si ndryshoi fasha orare

Ashtu siç paralajmëroi Kryeministri Edi Rama, është hapur sot blloku i dytë i bizneseve nga ora 07:00-17:30, ku përfshihen dyqanet e pakicës, si veshje, këpucë, lule, etj,. Jo vetëm ky lehtësim, por gjatë ditës së sotme në të gjitha qytetet është zgjatur fasha orare e lëvizjes së këmbësorëve, nga 90 minuta që ka qenë është bërë 120 minuta.

Gjatë javës, po ashtu, në zonat e gjelbërta ka një fashë orari dedikuar vetëm pensionistëve. Për ta është menduar 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Edhe në këto zona, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat