TË FUNDIT

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Krujë, zbulohet arsyeja

Pak ditë pas mbylljes së tregut të ‘orizit’ në Vlorë për shkak të mos respektimit të distamcave sociale, ditën e sotme për të njëjtën arsye është mbyllur dhe tregu në Krujë.

Grumbullimet e qytetarëve apa asnjë lloj mase ka bërë që tregu i fruta-perimeve në Krujë të mbyllet.

Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve për të bërë pazaret, duke qene se e shtuna dhe e diela janë të mbyllura për çdo lloj aktiviteti dhe banorët janë të ndaluar të dalin nga shtëpitë.

Grumbullimi masiv i njerëzve në treg por dhe shtimi i rasteve me COVID-19 në qytetin e Krujës ka bërë që bashkia të marrë masa për mbylljen e tregut.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat