Nga biseda për babanë e ndjerë te tentativa për abuzim se*sual. Është kjo historia e rrëfyer nga një vajzë 12 vjeçare nga Tirana për gazetaren Anila Hoxha. Vajza ka rrëfyer se si një person tentoi të abuzonte seksualisht me të kur e ëma e kishte lënë vetëm në biznesin e tyre privat. Sipas saj, gjithçka nisi nga biseda për të atin e ndjerë, tek çmimi për pllakat e granitit deri tek goditja me lopatë.
“Kur ky person hyri në dyqan më tha se do të porosiste pllaka várri për disa shokë. Pastaj më tha, sa qenke zgjatur, qenke bërë e bukur. Im atë ka ndërruar jetë para 3 muajve dhe ky person më tha se e njihte, se i njihte të gjithë familjarët e mi. Pastaj nisi të shihte pllakat e granitit dhe duke mos m’i shqitur sytë më tha ‘sa kushton ky i treti, më jep çmim burrash’. Ai më preku dhe tentoi të më puthte por unë mora një lopatë dhe u mata ta qèlloj,”- tregon vajza.
“Ishte hera e parë që e shikoja këtë person. Mami më la vetëm në dyqan sepse shkoi për një vizitë dhe që mos ta mbyllnim qëndrova unë, ishte hera e parë që e shikoja këtë person. Vinte era alkòol dhe m’u vu pas derisa e qèllova me lopatë,”- vijon ajo.
Personi i dyshuar për abuzim seksual ndaj të miturës është arrestuar dhe do të dalë së shpejti para gjykatës.

