TË FUNDIT

“Më jep pak numrin ku…”. Shpërthen zv.ministri, gazetarja ‘e zë mat’ me pyetje

Emisioni ‘Open’ është shoqëruar dje me përplasje të ashpra mes moderatores Eni Vasili  dhe zv.ministrit të Jashtëm Agron Tare.

Tare bëri një thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet ku janë dhe të mos lëvizin sepse lëvizja ndikon në përhapjen e virusit.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës Vasili i kërkoi numrin e një autoriteti ku qytetarët mund të adresojnë problemet e tyre, por kjo duket se e ka gjetur të papërgatitur ministrin, e cili e akuzoi gazetaren se po bën një interpretim njësoj si Mandi i Nishtullës.

Pjesë nga biseda e zhvilluar mes tyre:

Agron Tare: Të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë vendit të kontaktojnë ambasadën. Çdo ambasadë ka numër emergjence. Ne sot kemi arritur të fusim 100 persona brenda territorit.

Eni Vasili: Më shkruan një qytetar që telefonon dhe askush nuk përgjigjet.

Agron Tare: Ju shkruan një qytetar dhe ju po bëni interpretimin siç bëri Mandi i Nishtullës, këngëtari i njohur.

Eni Vasili: Ju lutem të jeni pak etik, më jepni një numër që ta provojmë tani me regjinë?

Agron Tare: Po ju jap numrin tim personal.

Eni Vasili: Jo, nuk dua numra personal. Keni një numër që mund t’më jepni tani ta provojmë me regjinë.

Agron Tare: Çdo ambasadë ka numrat e emergjencës.

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat