Rregullohet situata në Kapshticë më në fund pas plot 4 ditësh. Dita e sotme është paraqitur më e qetë.
Çdo shtetas që ka kaluar përmes kësaj pike kufitare drejt Greqisë ka qenë i pajisur me test Covid negativ së bashku me emrin e institucionit ku është kryer testimi.
Gjatë ditës së sotme kanë qenë të pakta mjetet që i janë drejtuar kësaj pike kufitare ndërsa autobusët si rrallë herë kanë dalë drejt Greqisë me dy qytetarë.

