fbpx

Më në fund një lajm i mirë për familjen Kardashian

Screenshot_7.png

Një lajm i mirë vjen më në fund për familjen Kardashian pas serisë së tradhëtive të famshme që e kanë vënë në mes të publikut dhe thashethemeve. Motra e vogël e familjes, Kylie Jenner, 21 vjeç, ka lënë pas Mark Zuckerbergun duke u shpallur miliarderja më e re e “vetë-bërë” e të gjitha kohërave, që do të thotë se pasurinë e ka vënë totalisht me mundin e saj.

Jenner ka fituar plot 1 miliard $ me gamën e saj të make-up, “Kylie Cosmetics”, ndërsa para saj, Mark Zuckerberg ishte ishte shpallur miliarderi më i ri “vetë-bërë” në moshën 23 vjeçare, 11 vjet më parë në vitin 2008.

Jenner, 21 vjeç, më në fund pas muajsh spekullimesh e mori këtë titull të martën nga Forbes, revistë e cila publikoi listën vjetore të miliarderëve.

Një tjetër person i cili u kthye në miliarder në moshë shumë të re është edhe themeluesi Snapchat Evan Spiegel.

Ndërkohë Jeff Bezos, themeluesi dhe presidenti i Amazon mbetet njeriu më i pasur në botë.

Shtatë nga dhjetë njerëzit më të pasur në botë janë amerikanë dhe të gjithë janë burra.

Gruaja më e pasur në botë është trashëgimtarja e L’Oreal Francoise Bettencourt Meyers.

Ndërsa Donald Trump është personi i 715 më i pasur në botë me një pasuri prej 3.1 miliard $.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303