Gjykata e Durrësit është mbledhur sot dhe ka marrë vendimin arrest me burg për Arbër Kotajn i cili vrau me thikë në zemër një 34-vjeçar.
“Jam i penduar. I kërkoj familje familjes”, mësohet të ketë thënë Kotaj para gjykatës.
34-vjeçari Idajet Dulla mbeti i vdekur si pasojë e goditjes me thikë në zemër nga Arbër Kotaj. I plagosuri u transportua në spítalin e qytetit bregdetar por nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rèndë.
Kotaj pas arrestimit, u shpreh se konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë kèq. Kjo ishte ajo që bëri nxitjen e dèbatit, i cili më pas përfundoi në fyerje dhe përdorimin e thikës. Sipas autorit viktima e kishte fyer dhe qëlluar me grùshta, ndaj ai për vetëmbrojtje nxori thíkën duke e qëlluar disa herë.
“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëllòi me grùshta. Për vetëmbrojtje nxorra thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam pèndùar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyèu dhe sháu shumë kèq”. – u shpreh Arbër Koti në dëshminë e tij.

