“Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim”. Pandeli Majko trondit të ftuarit, ja ç’zbuloi sot

majk.jpg

Ish Kryeministri, Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deputetet e PS, Pandeli Majko dhe Namik Dokle, gjate nje pritje festive me personalitete shteterore me rastin e 8 vjetorit te festes se Pavaresise se Kosoves. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, Parliament Speaker Ilir Meta, lawmakers, Pandeli Majko and Namik Dokle, during a festive reception with state dignitaries on the occasion of the 8th anniversary of the feast of the Independence of Kosovo.

Ministri për Diasporën Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” u ndal te përplasjet mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt.

Majko u shpreh se ka raste që edhe vëllezërit mërzisin njëri tjetrin, por që të gjithë shqiptarët duhet të kujtojnë momentet e vështira, nëpër të cilat kanë kaluar në vite.

Ky moment u shoqërua dhe me duartrokitje nga të pranishmit, pasi së fundi gjakrat kanë qenë edhe më të ndezura pas padisë që Rama ka ngritur ndaj Haradinajt.

“A të mërzit ndonjëherë vëllau, po edhe të mërzit, për këtë është vëlla. Ne për këtë arsye duhet ta duam njëri tjetrin, për të kujtuar ato ditë të vështira, për këtë ne duhet të kujtojmë ku kemi qenë dhe ku do të shkojmë.

Nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, që në atë kohë të gjithë shqiptarët u bënë një, demokratë e socialistë, me Sali Berishën ne ishim gati të vriteshim në 1997-tën, por ama u mblodhëm dhe thamë një fjali, duhet të bëhemi bashkë.

Tani ne duhet të shikojmë pak më tutje, pak më larg, ashtu si të gjitha besimet na thonë, që duhet të kujtojmë dhe të dimë të falenderojmë.

E kam të vështirë që të udhëtoj në disa kryeqytete të rajonit, e kam të vështirë që të mendoja lëvizjen e lirë, por duhet të ndryshojmë dhe këtë duhet ta bëjmë së bashku. Unë sot kam ardhur që të them që nga 1999 ne kemi nisur një udhëtim së bashku, dhe do të jemi gjithmonë bashkë”, u shpreh Majko.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303