Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari me anë të një statusi në rrjeitn social Facebook i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të lërë show-n mediatik dhe të ndihmojë realisht bizneset dhe qytetarët.
“Ndërkohë që vendi ka hyrë në muajin e dytë të bllokimit total, Kryeministri dhe qeveria vazhdojnë me “do të ketë”… një ekip që do punojë për këtë dhe për atë.
Kryeministri dhe qeveria më shumë përhapin panik dhe represion tek qytetarët dhe bizneset sesa të japin shpresë për të dalë nga kjo situatë”, shkruan Braimllari në rrjet.
Sipas tij, qytetarët të papunë zhyten në varfëri, bizneset po falimentojnë pa asnjë mbështetje reale, nga qeveria ka vetëm shoë mediatik.
“Kryeministri dhe qeveria të lerë “do të ketë”, por të japin mbështetje reale për bizneset dhe qytetarët, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje ekonomike dhe jo show mediatik”, shkruan Braimllari.

