fbpx

“Më thuaj kush je se do të vras”. Habit Skënder Brataj: Kur kishim rast pozitiv….

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në emisionin “Open” ka bërë një deklaratë të pazakontë, ku ka thënë se kur në një pallat kishte rezultuar një qytetar i prekur me COVID-19, drejt numrit të Urgjencës kishin shkuar shumë thirrje telefonike që shkonin deri në kërcënime për vrasje.

“Kur kishim ndonjë rast pozitiv në një pallat, merrnin gjithë banorët e pallatit dhe kërcënonin. Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni (të infektuarin) se do t’ju ndjek penalisht. Ka pasur kërcënime nga më të ndryshmet. Kuptohet nga sharjet deri te vrasjet. Më thuaj kush je se do të vras. Jo vetëm mua, por gjithë personeli mjekësor”, -deklaroi shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.