Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex, kanë vetëm pak ditë që i janë bashkuar Instagramit, por ata tashmë janë duke thyer rekordet.
Çifti mbretëror, i cili hapi një llogari të përbashkët, arriti një milion ndjekës në më pak se gjashtë orë, i konsideruar si një rekord i arritur në vetëm pak orë, sipas Guinness World Records.
Deri të premten, ata kanë arritur 3.8 milionë ndjekës ndërkaq sot numërojnë plot 4 milionë ndjekës.
Çifti është duke u përgatitur për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë që pritet të vijë në jetë në javët që vijnë.
Meghan kishte më parë një llogari të Instagram, por faqet e saj në rrjetet sociale u fshinë kur ajo u bë anëtare e familjes mbretërore./real-news.tv/


