Meghan Markle merr lejen e lindjes

Meghan Markle merr ‘lejen’ e lindjes. Pallati mbretëror Kensington Palace ka njoftuar se dukesha e Sussex nuk ka më detyra zyrtare deri në lindjen fëmijës së saj dhe që tani e në vazhdim ajo do të lëvizë vetëm për angazhime private dhe personale.

37-vjeçarja nuk do të ketë më takime zyrtare dhe impenjime të tilla. Hera e fundit që u shfaq në publik dukesha ishte së bashku me kunatën e saj në ‘Commonwealth Day Service’ ku edhe dy kunatat u përqafuan në publik, duke hedhur kështu poshtë zërat se nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjatrën.

Gjatë muajve të fundit, spekulimet për lindjen e Meghan kanë ndryshuar, madje edhe sa i përket shtetësisë që do të mbajë fëmija. Ndërkohë që titujt ndryshojnë, disa pyetje kanë mbetur ende enigmë, siç është ajo për spitalin ku do të lindë fëmija. Ende nuk është konfirmuar, por nga lajmet e mediave online kanë nisur sërish spekulimet.

Për arsye sigurie, natyrisht, vendi i lindjes mbretërore nuk tregohet dhe as konfirmohet paraprakisht. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis lindën në Spitalin e Shën Marisë në Londër. Por Meghan dhe Harry mund të marrin një rrugë tjetër për lindjen e fëmijëve të tyre./real-news.tv/