Meghan Markle po organizon një tjetër baby shower

Meghan Markle do mbajë ‘Baby shower-in’ e dytë për foshnjen e saj që do vijë në jetë së shpejti. Dukesha e Sussex raportohet se po planifikon një festë tjetër në Britani të Madhe, pas asaj në New York.

Meghan u përball me kritika pasi festa e parë e mirëseardhjes së foshnjes, që tashmë është kthyer në traditë për gratë shtatzëna, kushtoi 350 mijë paund.

Por duket se kritikat nuk do ndalen ndaj Markel, e cila pretendohet se ka planifikuar një festë të dytë më private në Britani.

Mes të ftuarve raportohen se janë Victoria Beckham dhe nëna e Meghan, Doria, që do të fluturojë nga Los Angelos.

Festën e parë Dukesha e zhvilloi në muajin shkurt në New York ku ishin të ftuar miqtë e saj më të ngushtë./real-news.tv/