Meta i akordon dekoratën e lartë Mujo Ulqinakut

90412093-7E3F-4FCC-A194-F3E098800550.jpeg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka akorduar Mujo Ulqinakut pas vdekjes Dekoratën e Flamurit Kombëtar.

Me një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit deklaron se shqiptarët janë krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri.
Meta shkruan më tej se shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303