Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës ku një makinë është përfshirë nga flakët, ndërsa një tjetër automjet që ka qenë ngjitur me të, ka pësuar dëmtime.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia Vlorë gjatë orës 03.10, ku ka marrë flakë një makinë tip Mitsubishi Pajero.
Makina është djegur në pjesën e parë të saj, dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë neutralizuar.
Ndërsa ka pësuar dëmtime dhe një tjetër makinë që ka qenë e parkuar pranë tip Opel. Policia ka qenë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

