Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Mësohet se banesa është e shtetasit me inicialet N.P.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

