Merr flakë servisi i makinave, tymi i madh alarmon qytetarët, detajet e rënda

zja.jpg

Një pikë servisi makinash ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, dhe dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Aktualisht zjarrfikësja është drejtë shuarjes se zjarrit, ndërkohë që tymi i zi është përhapur në të gjithë zonën.

Flakët kanë përfshirë të gjithë biznesin në fjalë, i cili tregtonte dhe pjesë këmbimi anës rrugës. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe priten detaje për ngjarjen, si dhe pronarin e biznesit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303