Merr fund pritja! Kënga e Norës dhe Erës vjen shumë shpejt

Është folur gjatë për bashkëpunimin e parë të motrave Istrefi dhe fansat po presin me padurim klipin e tyre.

Motrat Istrefi kanë publikuar vazhdimisht në rrjete sociale copëza të shkëputura nga videoklipi i tyre ku kanë zbuluar pamjen dhe veshjen e tyre.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, motrat Istrefi po vijnë me këngën e tyre të re me titull “Nuk e di”, promovimin e së cilës e kanë bërë sot me postimin e një fotografie te tyre, ku duken tejet tërheqëse me veshjet bardhë e zi.

Nuk kanë munguar urimet për bashkëpunimin mes motrave seksi, e gjithashtu komentet për format e tyre./real-news.tv/