25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Merr fund ‘pritja’ në Kakavijë, Rama nxjerr foton dhe bën thirrjen e fortë: Ruhuni nga…

Ka marrë fund gjatë mesnatës makthi i pritjes së gjatë të udhëtarëve në Kakavijë dhe Kapshticë.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili shkruan se falënderon të gjithë ata që kontribuuan në zgjidhjen e këtij ngërçi, teksa uron një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, “të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit”.

Kreu i qeverisë ka këshilluar qytetarët ndërkohë që të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.

“FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme. Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat