Ndërkohë që fansat janë zemërthyer për ndarjen e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus, kjo e fundit duket edhe më e lumtur pas ndarjes.
Në të njëjtën ditë që ndarja u bë publike, Miley u fotografua duke pushuar e duke shkëmbyer puthje me Kaitlynn Carter. Duket se nuk paska qenë thjesht një argëtim i çastit dhe as një ngushëllim për Miley-n, pasi lidhja po bëhet serioze.
Miley dhe Kiatlynn janë fotografuar teksa kishin dalë shëtitje të shoqëruara nga nëna e Miley-t, Tish. Vajzat dukeshin më të lumtura se kurrë dhe nuk ia ndanin duart njëra-tjetrën.
Liam, nga ana tjetër, ka preferuar të qëndrojë në heshtje ndaj gjithë gjërave që kanë ndodhur dhe e vetmja deklaratë që ai ka bërë pas ndarjes ishte përmes një statusi në Instagram.
“Unë dhe Miley jemi ndarë dhe nuk i uroj gjë tjetër asaj veç shëndetit dhe lumturisë. Kjo është një çështje private dhe unë nuk kam bërë dhe as do të bëj ndonjë koment për gazetarët ose mediat”, -ka shkruar ai.