fbpx

Ministrja xhiro dorë për dore me vajzën, reagon Taulant Muka: Po japin mesazhin e gabuar

mje.jpg

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka reaguar lidhur me foton e publikuar ditën e djeshme nga Ministrja Ogerta Manastirliu ku shfaqej së bashku me vajzën e saj xhiro gjatë orarit të lejuar nga qeveria. Porn ë foto, Muka pikasi duart e bashkruara të ministres me vajzën, ndonëse ishin të pajisura me doreza, por për të mbajtja e dorezave është e panevojshme në jetë e përditshme, pasi njësoj si në duar, virusi qendron edhe në doreza. Ai shkruan se mesazhi që japin personazhet publike është i gabuar, dhe krijojnë konfuzion në radhët e qytetarëve.

“Eshte mire te qartesohet per publikun qe nuk ka nevoje per mbajtjen e dorezave ne jeten e perditshme, pasi shoh qe ka plote figura publike qe i perdorin, perfshire dhe politikane, dhe po japin mesazhin e gabuar! Virusi qendron dhe ne doreza, dhe nese prek fytyren, njesoj si me duart pa doreza, mund te infektohesh. Prandaj, larja e duarve eshte menyra me e mire per te parandaluar nje infeksion te mundshem!”, shkruan Muka.

Ndërkohë në një postim tjetër, Muka shkruan se është e provuar që fëmijët kanë një rrisk shumë të ulët të prekjes nga koronavirusi, çka i jep një përparësi të madhe vendit tonë, që ka një përqindje shumë të madhe të moshave të reja.

“Studimet po konfirmojne cdo dite e me shume se femijet jane me pak te prekshem nga infeksioni me Covid-19; mundesia per infektim te femijet eshte 75% me e ulet se sa grupmosha mbi 60 vjeç (Qin-Long Jing et al.). Kjo do te thote se shtetet me popullate te re si vendi yne mund te perjetojne nje impakt me pak negativ te Covid-19, krahasuar me shoqerite si Zvicra qe ka nje popullate te plakur. Pavaresisht ketyre te dhenave, ne i mbajme 6 jave femijet ne izolim total!”, shkruan ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303