TË FUNDIT

Ministrja zbulon si po i blen Meta votat, por bën ‘një gafë’, reagon menjëherë Baton Haxhiu: Ki kujdes sepse…

Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar Presidentin Ilir Meta se po e përdor dhënien e dekoratave për fushatë dhe për të blerë vota.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi se nuk ka president që u jep dekorata atyre qëe kanë vdekur para 100 vitesh dhe se më një tufë varrmihësish po mundohet që votat t’i marrë si kocka.

“Duke u dhënë dekorata atyre që kanë vdekur para 100 vitesh, se nuk ka president Republike që e bën këtë. Është bërë si, ndjesë ta them, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” që me një tufë varrmihësish po mundohet që votat t’i marrë si kocka”, u shpreh Spiropali në emisionin Opinion.

Por deklarata e saj është kundërshtuar menjëherë nga dy analistët e majtë, Lorenc Vangjeli e Baton Haxhiu, të cilët i kanë kërkuar Spiropalit të bënte kujdes.

“Elisa ki kujdes te kjo pjesë se njerëzit për të cilët po flet nuk janë pushtues, janë të Shqipërisë. Nuk shkon krahasimi”, i tha Haxhiu ministres.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat