Mister vrasja e 55-vjeçarit në Dukagjin, policia blindon fshatin e thellë, asnjë i arrestuar

1571723563_policia.jpg

Në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit, mesditën e së hënës u gjet i pajetë 55-vjeçari Lazer Arraj.

Fshati është i blinduar me forca të shumta policie, por nuk ka asnjë të arrestuar apo pistë hetimi se kush mund t’i ketë marrë jetën Arrajt.

55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit.

Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë.

Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.

Sipas policisë 55-vjeçari Lazer Arraj u vra rreth orës 12:00 të ditës së djeshme.

Për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë nga Shkodra.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303