Mjeku i njohur Renato Osmenaj me anw të një postimi në Facebook i ka drejtuar Kryeministrit Rama thirrjen e fortë që të merret me Covid, pasi të sëmurët rrinë në karriget e urgjencës së Senatoriumit, spitalit Covid2.
“Babe mos u mer me Krushën, meru me COVID-in se i ke të sëmurët në karrige në urgjencën e sanatoriumit!”, shkruan Osmenaj.
Kujtojmë se prej disa ditësh vëmendja publike po përqëndrohet mbi krimet serbe në Kosovë të kryera në 1999, ndërsa kryeministri Edi Rama hedh akuza mbi përfshirjen e Lulzim Bashës, që në atë kohë ka qenë një prej përkthyesve dhe më pas ndihmësve ligjore të ekipeve të UNMIK që mblodhën fakte dhe hetuan krimet.

