Mjeku Erion Dasho me anë të një foto të publikuar në Facebook, ku tregon se i kanë mbushur raftin me ilaçe një qytetari i cili ka vetëm temperaturë 38 gracë.
Sipas mjekut Dasho, po bëhet masakër me shëndetin e qytetarëve dhe ngre pyetjen për qytetarët se ku janë protokollet që pretendojnë ministria dhe komiteti.
Reagimi i mjekut Dasho:
Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38⁰!!!
Kjo masakër me shëndetin e qytetarëve duhet të marrë fund!!! Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?! Pse ky i ri po mjekohet me këtë farmaci për një temperaturë 38⁰?!