Mjekun e kap kolla në mes të emisionit, shqetësohet gazetarja: I duheni të gjithëve, shpresoj që…

Ditën e djeshme mjeku infeksionist Pëllumb Pipero teksa ishte në një lidhje  telefonike në emisionin “Byro Politike”, gjatë bisedës, kaloi një moment të sikletshëm.

Teksa po bëhej gati të fliste për sëmundjet kronike që shfaqin më shumë rrezikshmëri, Pipero nisi të kollitej. “Një minutë të pi pak ujë”, u shpreh ai.

“Shpresoj të jeni mirë me shëndet! Është shumë e rëndësishme kjo, i duheni të gjithëve, ju dhe gjithë kolegët normalisht”, ia priti gazetarja e emisionit, Juli Xhokaxhi.

Pipero kërkoi ndjesë për kollitjen, duke u shprehur se ishte e papritur.

“Më falni por ishte e papritur”, tha ai.

Më pas përgjatë bisedës, mjeku e ceku sërish kollën, duke sqaruar se nuk ishte për t’u shqetësuar. “Ndjesë për kollën që më zuri në atë moment. Por nuk është kollë nga ajo sëmundje, kështu rrini të qetë”, u shpreh Pipero.