Modelja e njohur Cara Delevigne dhe e dashura e saj Ashley Benson janë një marrëdhënie të cilës nuk i fshihen më.

Shpesh herë ato janë shfaqur bashkë dhe kjo gjë nuk i ka ndalur fansat e dyshes të cilët t’i komentojnë kundër lidhjes që ato kanë.
Cara pavarësisht famës duket se nuk i lë thjesht duke i parë komentet por ka vendosur ti kthehet ashpër të gjithë atyreve të cilët nuk e pranojnë ashtu si ajo është.
Dikush i shkruante :
“E kam me të vërtetë. Duhet të rrish larg atij djalli dhe të mos kthehesh kurrë. Jam e sigurtë që shumë burra për së mbari do të donin të ishin me ty. Ti nuk je kështu, t’i s’je lesbike. Ti dashuron burrat dhe të duhet një i tillë.”
Cara ka reaguar menjëherë duke ia kthyer:
“Shih punët e tua. Mos vazhdo më me këto.”- shkruan ajo ndërkohë që s’vonoi përgjigjia e partneres.
“Sa i shpifur je. Nëse ke diçka që të shqetëson me dashurinë e vërtetë eja dhe ma thuaj në sy, në vend që të urresh përmes Instagram-it. Më vjen keq për të dy ju, pasi dukeni që nuk jeni të lumtur me jetët tuaja. Ndoshta mund të merreni me një hobi që nuk përfshin të qënit homofob apo që nuk ushqen urrejtje ndaj atyre që janë të lumtur.”- shkruan modelja.
Cara dhe Ashley e kanë nisur bashkë romancën që prej verës së kaluar dhe mendohet se kjo është një nga lidhjet më të shëndetshme të modeles dhe aktores. /real-news.tv

