Moderatorja e njohur ribashkohet me burrin

moderatork.jpg

Moderatorja e njohur, Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino, pak muaj më parë u kapën mat nga paparazit teksa shfaqeshin në momente private. Dyshja pas ndarjes së bujshme ka vendosur të ribashkohet sërish dhe siç duket nuk kanë më ndërmend të ndahen.

Siç dihet ata janë prindër të një djali që e quajnë Santiago, ndërkohë që është zbuluar se moderatorja është në pritje të fëmijës së dytë.

Belen ka publikuar së fundmi një foto të djalit të saj i cili shihet i shtrirë në një shtrat foshnje në të cilin shkruhet emri Penelope. Ka mjaftuar kjo dhe të gjitha mediat kanë ngritur aludimet se Belen është në pritje të një vajze që do ta pagëzoi me emrin Penelope.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303