Monica Belluci s’mendon për një martesë të tretë

Aktorja e njohur italiane Monica Belluci ka dalë për herë të dytë publikisht duke u shoqëruar nga i dashuri i saj i ri Nicolas Lefebre.

Ata ishin të pranishëm në eventin e rëndësishëm të firmës sënjohur Cartier në Paris.

Pas dy shkurorëzimesh në jetë 54 vjeçarja nuk e mendon kaq seriozisht një martesë të tretë.

Ajo ka folur publikisht për lidhjen e re:

“Kur keni lënë pas vete dy martesa, duhet të kini kohë për të menduar për këtë para se sërish të kurorëzoheni, për të kuptuar pse ndodhi dhe përse u shkurorëzuam. Le të themi se jam në fazën e të mësuarit për momentin”

Monica ka qenë e martuar me fotografin e modës, Claudio Carlos Basso dhe më pas me Vincet Cassel nga viti 1999 deri në vitin 2015. /real-news.tv