Gjatë kësaj të mërkure, moti do të vijojë të jetë me diell në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi maksimale deri në 6m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 18/39°C
Zonat e ulëta 21/41°C
Zonat bregdetare 22/37°C

