fbpx

Moti për sot, e shtunë 24 tetor 2020

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, sot moti gjatë orëve të para të mëngjesit nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, më të përqëndruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektirke në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë. Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.