Këngëtarët e njohur, Mozzik dhe Loredana po përballen me një situatë mjaft të vështirë, pasi kjo e fundit është akuzuar për mashtrim.
Ndërkohë, reperi Getinjo reagoi lidhur me ngjarjen me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, në Insta Story.
“Njeri është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po, po, krejt i përballon njeri. Bravo për kët planprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurrë s’keni me arrit me na nal, kurrë s’keni me arrit me na pa të shkatërruar, kurrë. Ju don xhaxhi Get shumë! Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa”, shkruan Getinjo.
Nga ana tjetër, edhe Mozzik ka thyer heshtjen. Ai është rikthyer në Kosovë së bashku me Loredanën për të xhiruar videoklipin e ri dhe për prive.al ka thënë se do të flasin avokatët e Loredanës në lidhje me ngjarjen. /real-news.tv


